Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj e ka lavdëruar shkodranin.
Mediat italiane kanë shkruar për paraqitjet e yllit të Shqipërisë me fanellën e Napolit dhe pastaj e kanë kontaktuar edhe menaxherin e lojtarit për të.
Giuffredi ka thënë se mbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje të mira me Napolin edhe kur skuadra e tij nuk po ecte mirë.
Ai ka thënë se për shkodranin nuk ka ndikuar shumë fanella e Napolit pasi ai ka bërë lojën e tij.
“Hysaj ka një karakter të ndryshëm nga Valdifiori, ai e përjetoi ndryshe transferimin te Napoli. Elseidi ka qenë ka qenë më me fat dhe i ka shkuar mbarë”.
“Nuk ka pasur paraqitje të këqija, ose poshtë mestarës. Kjo nuk ka ndodhur edhe në fillim të sezonit kur Napoli nuk po ecte me ritmin e duhur. Më pas paraqitjet e tij janë përmirësuar dhe ka qenë gjithmonë i notës 7”, tha menaxheri i Elseid Hysajt për TuttoNapoli.net. /Telegrafi/


