Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli edhe gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares, por sot, gazetari Raffaele Auriemma, ka dhënë detaje të reja në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”.
Sipas tij, dje mund të ketë qenë një ditë vendimtare për rinovimin e kontratës së Hysajt, me aktualen që skadon verën e ardhshme.
Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, është takuar sërish me menaxherin e shkodranit, Mario Giuffredi, e duket që është gjetur pika e takimit mes kërkesës prej 2.8 milionë eurosh në sezon dhe ofertës 2.2 milionë.
Me rinovimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, duhet gjetur një skuadër për huazimin e francezit Malcuit.


