Hyn në fuqi MSA për Kosovën, qeveria pret rezultate të mira (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kryeministri Isa Mustafa me vartësit e tij në emër të Kosovës, dhe diplomati Samuel Zhbogar në emër të Bashkimit Evropian, e bënë sefte fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Për kryeqeveritarin Mustafa, kjo marrëveshje kontraktuale shënon një fazë të re të zhvillimit.

Derisa vetë Zhbogar nuk e mari fare fjalën, për kreun e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafunën, kjo ditë është ishte ëndërr e kahmotshme që është bërë realitet.

Ndërkohë për të parin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, vitet 2015-2016, mund të quhen vitet e dialogut dhe komunikimit publiko-privat.

Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është nënshkuar në tetorin e vitit të kaluar në Strasburg, nga kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...