Hyn në funksion platforma online për konsultim me psikologët në Lipjan

PUBLIKUAR

Nga dita e sotme nxënësit dhe prindërit në Lipjan do të kenë mundësinë që të bëjnë pyetje dhe të konsultohen me personelin e pedagogëve në portalin e lansuar për nxënësit, mësimdhënësit e prindërit e kësaj komune.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën e DKA-së, Elmaze Behluli dhe pedagogët për gatishmërinë e angazhimit në këto procese kur edhe këshillat e pedagogëve janë të nevojshme.

Në veçanti ndërtuesit dhe mirëmbajtësit i këtij ueb sajti arsimtari Nuhi Berbatovci meriton mirënjohje nga ana jonë në emër të gjithë qytetarëve lipjanas për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, ka shkruar kryetari Ahmeti.

https://lipjani.com/psikologet/services/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...