Hykmete Bajrami: Lufta nuk ka mbaruar, por rezultati i zgjedhje është përgjegjësi për secilin prej nesh

PUBLIKUAR

Deputetja e rizgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të shihet si përfundim, por si përgjegjësi për secilin anëtar dhe për gjithë LDK-në.

Bajrami tha se nga 126,102 votuesit e LDK-së, 57,153 kanë votuar për të personalisht, duke e bërë atë deputete për herë të shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Votat për mua nuk janë vetëm shifër, për mua janë mirënjohje e thellë për punën që kam bërë gjatë këtyre viteve, por mbi të gjitha janë përgjegjësi e madhe që më shtyn të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe guxim.” tha Bajrami.

Ajo theksoi se gjatë mandateve të kaluara ka punuar kundër korrupsionit, për transparencë dhe llogaridhënie, për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e shtetit të së drejtës, drejtësi sociale dhe barazi. Por, sipas saj, lufta nuk ka mbaruar.

“Gjatë mandateve të kaluara kam punuar pa u ndalur: kundër korrupsionit, për transparencë dhe llogaridhënie, për mbrojtjen e interesit publik, për forcimin e shtetit të së drejtës, për drejtësi sociale dhe barazi, aq sa kam pasur hapësirë dhe kapacitet. Por lufta nuk ka mbaruar. Sot, më shumë se kurrë, propaganda, korrupsioni dhe përpjekjet për rrënimin e demokracisë po sulmojnë themelet e shtetit tonë. Kundër tyre do të vazhdoj të jem zëri i juaj, pa kompromis dhe pa frikë. Do të punoj çdo ditë për të vërtetën, sepse vetëm e vërteta na çliron, na bashkon dhe na çon përpara.Por dua ta bëj të qartë për secilin se vetëm një gjë nuk është opsion: dorëzimi i LDK-së. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht rrethanave, LDK ka ndërtuar dhe ndërton çdo ditë standarde, edhe kur fiton, edhe kur nuk arrin rezultatin për të cilin ka punuar dhe ka synuar.”, thekson tutje ajo.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...