Hyka transferohet në Amerikë

PUBLIKUAR

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit Jahmir Hyka formalizon një lëvizje të bujshme në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin amerikan.

Liga që në vitet e fundit ka tërhequr shumë yje të futbollit, mes të cilëve disa në vitet e fundit të karrierës, do të jetë edhe ajo ku futbollisti teknik do të shfaqë aftësitë e tij.

San Jose Earthquakes quhet ekipi i ri i Jahmir Hykës në MLS, fanellën e të cilit do ta veshë për 3 sezone, transmeton tch.

Mesfushori ka pranuar të largohet nga Lucerna drejt SHBA ku do të fitojë rreth 1.5 milionë dollarë për kontratën e re.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...