Huqja e vitit: E pashpjegueshme sesi sulmuesi i PSG-së s’mund ta bëjë një gol kaq të lehtë

PUBLIKUAR

Pa dyshim Eric Maxim Choupo-Moting e ka vënë emrin e vet në krye të listës për huqjen më të keqe në histori të futbollit, pasi nuk ia doli ta bëjë golin më të thjeshtë të mundshëm.

Gjatë ndeshjes së Paris Saint-Germainit kundër Strasbourg në Parc des Princes të dielën, sulmuesi 30-vjeçar pati mundësi të përkryer për ta shënuar golin e dytë personal para përfundimit të pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

Dabni Alves ia pasoi topin Christopher Nkunku, i cili e kaloi portierin e Strasbourg Matz Sels dhe ia kaloi topin Choupo-Motingut.

Përfaqësuesi i Kamerunit e djallosi mundësinë më të thjeshtë të mundshëm për të shënuar, dhe në vend se ta shtynte topin në rrjetë, ai e ndali atë.

Shikojeni videon më poshtë për ta parë huqjen e tij të pabesueshme dhe të pashpjegueshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...