Humolli për maltretuesin serb: Cipiripi bëjke hajgare me krejt Llapin, Zahiri e ka lënë n’kolicë

PUBLIKUAR

Deputeti Fatmir Humolli, që ishte edhe pjesë e UÇK-së dhe LKÇK-së, tregoi në emisionin Pressing në T7 se si ish-komandanti Zahir Pajaziti, e la të paralizuar një polic famëkeq serb në rajonin e Llapit.

Humolli thotë se sa ishte shteti shqiptar solid i strukturuar, serbët nuk guxonin të keqtrajtonin shqiptarët në Kosovë, por që kjo ndryshoi me fillimin e periudhës së tranzicionit në Shqipëri.

“Duhet ta mbrojmë kombin tonë. Armiku frikësohet nga kombi ynë. Po ua tregoj një rast. Deri në vitin 1992, polici serb nuk guxonte të kërkonte letërnjoftime në pikëndalimin në Llap. Pasi që ra shteti shqiptar, po flas për kohën kur u ndërrua pushteti atje dhe nuk kishte institucione të shtetit, një cipirip i ndalonte të gjithë shqiptarët dhe i maltretonte”, tha ai.

“Po po e thërrisnin cipiripi. Kështu ai maltretoi shqiptarët e bëjke hajgare me krejt Llapin, derisa Zahiri e la n’kolicë e kështu është edhe sot”, shtoi Humolli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...