Hummels kontratë pesëvjeçare me Bayernin

PUBLIKUAR

Bayern Munichu e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Mats Hummelsit nga Borussia Dortmundi.

Mbrojtësi gjerman është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Bundesligas dhe do ta nënshkruajë më 1 korrik, pasi t’i kalojë testet mjekësore.

“Gjithmonë kam qenë dhe akoma jam krenar që e kam veshur fanellën e BVB dhe që isha pjesë e kësaj skuadre të jashtëzakonshme”.

“Para se të kthehem në qytetin tim në verë, kemi një objektiv të madh të përbashkët: Edhe njëherë ta sjellim DFB-Pokal në Dortmund”, ka deklaruar futbollisti.

27-vjeçari do të jetë kapiten i BVB-së për herë të fundit pikërisht ndaj bavarezëve në finalen e DFB Pokal më 21 maj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...