Humbjet e mëdha të Trust-it, riaktualizohet kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit

PUBLIKUAR

rusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi mbi 160 milionë euro në tregjet ndërkombëtare financiare deri në korrik të këtij viti. Humbjet shkaktuan pakënaqësi ndër qytetarë dhe në qarqe ekonomike.

Por, njëherësh riaktualizuan kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale.

“Ato mjete po të ishin futur në qarkullim në Kosovës, sigurisht se do të kishte reflektim pozitiv në ekonominë e vendit”, deklaroi Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj thotë se qytetarëve duhet t’iu jepen mjetet e kërkuara derisa sipas tij Qeveria duhet të japë llogari për  mjetet e humbura të TRUST-it.

“Është një paradoks pasi qeveria më shumë po ka gatishmëri të japë pako ekonomike, se sa ta japë TRUST-in që  është diçka që qytetari nuk ka kërkuar rimbursim”, deklaroi Kadrijaj.

Peticioni me mbi 20 mijë nënshkrime me këtë kërkesë pritet që të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...