Humbjet e mëdha të Kosovës

PUBLIKUAR

Me pranimin në UEFA e FIFA, Kosova ëndërronte t’i bashkohen yjet më të mëdhenj. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe të gjithë mbetën të zhgënjyer, shkruan gazeta Zëri.

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Shani Tarashaj, Adnan Januzaj, Përparim Hetemaj por edhe pjesa dërrmuese e futbollistëve kosovarë të Shqipërisë, nuk iu bashkuan Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës priste që ata të kthehen pas Kampionatit Evropianit, por më pas u mor vesh se rregullat nuk i lejonin futbollistët që kishin luajtur në Evropian që pas tij t’i ndërrojnë reprezentacionet.

Me këtë rast, yjet mbetën vetëm ëndërr dhe Kosova i nisi kualifikimet për Botërorin e Rusisë pa ta, edhe pse do të mundë të llogarisë në lojtarë të tjerë të njohur dhe kualitativë si Bersant Celina, Milot Rashica, Bernard Berisha, Valon Berisha, Amir Rrahmani etj. Kosova u refuzua edhe nga disa yje të basketbollit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...