Humbja e shëndetshme e peshës, çka duhet të konsumojmë e çka jo? Shpjegon dietologia Albulena Shabani Ilazi

PUBLIKUAR

Nutricistja, dietologia Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme, ndërsa ka treguar çka duhet të hamë dhe çka jo kur duam të humbim peshë.

Shabani Ilazi thekson se realisht nuk preferon të largojë nga menyja asnjë element, me përjashtim në rastet kur është e nevojshme për shkak të ndonjë alergjie.

“Një vakt ushqimor duhet të jetë e balancuar me makro dhe mikronutrientë. Makronutrientët përfshijnë karbohidratet, yndyrat dhe proteinat… Në radhë të parë janë proteinat, yndyrat e shëndetshme dhe karbohidrat jo të thjeshta (karbohidrat komplekse). Këto (karbohidrat komplekse) janë te frutat, perimet dhe drithërat kokërr-plotë. Pastaj vitaminat dhe mineralet i gjejmë te frutat e perimet…”, tha dietologia.


Ajo tutje tregoi se çka duhet të largohet nga menyja ditore në mënyrë.

“Çka duhet me u hjek janë karbohidrat e thjeshta dhe yndyrat jo të mira… këto janë esenciale (me u largu)”, tha ajo.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...

Pse rezistenca ndaj insulinës po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë dhe si ta njihni me kohë

Çfarë ndodh në organizëm, cilat janë simptomat dhe si lidhet rezistenca ndaj insulinës me...