Humbja e finales së Botërorit që i solli shumë mërzi Lionel Messit

PUBLIKUAR

Ylli argjentinas e ka pasur shumë të vështirë që të rikthehet pas humbjes kundër Gjermanisë në finale të Botërorit të vitit 2014

Ish agjenti i Lionel Messit ka thënë se yllit argjentinas ju desh kohë që të rikuperohet pas humbjes së Albiceleste në finalen e Botërorit të vitit 2014 kundër Gjermanisë.

Fabian Soldini ka folur për Indobae ku ka theksuar se ai ka një marrëdhënie ende të mirë me yllin e PSG-së. Ai ka bërë një hap para për të shpjeguar se humbja nuk ishte e lehtë dhe se ai nuk ka mundur ende ta përbijë atë.

“Kur isha në shtëpinë e tij, pas 10 viteve për ta parë atë, ai me tha ‘Fabi, gjithmonë zgjohem natën dhe mendoj për finalen e Brazilit që një vit. Nuk mund të flejë. Këtë mund të ua them’. Kjo gjë ende sillet rreth kokës së tij”, tha Soldini.

Soldini po ashtu ka shpjeguar se pse humbja ka ndikuar aq shumë të ai. “Është dashuria e tij. Dashia e tij për Kombëtaren. Nuk është as Barcelona apo Newell, por dashuria e tij e madhe për Argjentinës. Dashuria e tij e madhe për Kombëtaren”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...