Hulumtimi i Index Kosova: PDK e para, Vetëvendosje para LDK-së, vetëm 7% AAK-Nisma

PUBLIKUAR

Index Kosova ka publikuar raportin “hulumtimi i rregullt i opinionit publik” dhe ka zbuluar se preferencat e votuesve të qytetarëve të Kosovës nuk kanë lëvizur nga ato të vitit të kaluar, por kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet para Lidhjes Demokratike të Kosovës për nga numri i votave.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës do të mbaheshin nesër, për cilën parti do të votonit?”, 17% e qytetarëve kanë deklaruar se do votonin Partinë Demokratike, 13% për Lëvizjen Vetëvendosje ndërsa 12% për LDK-në.

Pas këtyre tri subjekteve politike, 7% ka marrë koalicioni AAK-Nisma, e vetëm 3% AKR-ja.

Sa i përket moshës, LDK ka më shumë votues të vjetër të moshës mbi 45 vjeçare dhe më pak votues të rinj të moshës 18-34 vjeçare. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë votues të rinj, sidomos të moshës 18-34 vjeçare dhe më pak votues të moshave të vjetra. PDK, Koalicioni AAK-Nisma dhe AKR kanë votues pothuajse nga të gjitha moshat. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...