“Huffington Post”: Lufta e Tretë Botëore ka nisur

PUBLIKUAR

Lufta e Tretë Botërore, doni ta besoni apo jo, ka nisur tashmë. Ajo po përshpejtohet dhe Europa është teatri i saj. Kontinenti i Vjetër, siç na quajnë, është bërë edhe një herë vendi më i rrezikshëm në Perëndim. Duhet të jemi gati për çdo gjë.

Mes tmerrit, gjakut, ankthit që ka mbërthyer tashmë Parisin, një vendim të lëndon shpirtin, si një rrëfim i brishtë, patetik, emocional i pafuqisë: kufijtë e Francës janë mbyllur.

Një gjest i vogël policor që pezullon shekuj të tërë pushtimesh nga liria më e madhe e lëvizjes në kohët moderne, e shpërndarë nëpër botë nga vetë Franca, nga Franca e të drejtave të individit: e drejta për të lëvizur lirisht nëpër botë. Një gjest i vogël policor, të ngjashmit e të cilit janë zbatuar në Europë vetëm gjatë luftërave botërore.

I reduktuar në thelbin e tij, përtej dhunës dhe frikës, akti më i fundit i terrorizmit që ka goditur Parisin, mund të rrëfehet, në esencë, përmes këtij gjesti të vogël.

Ne të gjithë mund të mbyllim dyert, të fshihemi në shtëpitë tona, mund të bëjmë më të mirën për të kontrolluar territorin tonë, me qëllim që të identifikojmë dhe godasim ata që na sulmojnë; por ata që na sulmojnë janë tashmë këtu. Ata janë burra dhe gra me pasaporta të ligjshme në vendin tonë, burra dhe gra që janë rritur këtu, apo që kanë hyrë duke u futur mes mijëra viktimave, imigrantë që largohen prej dhunës që ka mbështjellë vendlindjet e tyre. Këta burra dhe gra dinë gjithçka për Shengenin, për Europën, për zakonet tona, vendet që na pëlqen të shkojmë për pushime, baret, restorantet dhe kinematë, apo diskot ku kalojmë mbrëmjet dhe fundjavat. Dhe ata duken tamam si ne: vishen dhe veprojnë si ne.

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...