Chelsea është duke vazhduar tentimet që ta mbaj Callum Hudson-Odoi
Por, lojtari i lindur në vitin 2000 që është edhe fitues i Botërorit U-17 me Anglinë, nuk është i bindur për këtë.
Sipas The Sun, oferta për rinovim të kontratës nga Chelsea është refuzuar nga ai.
Kjo për shkak se për Odoin janë të interesuar shumë skuadra përfshirë Bayern Munich, Juventusi. Këtyre dy skuadrave i është bashkuar edhe Arsenali dhe Barcelona.
Gjatë verës, Chelsea kërkoi 20 milionë funte për të që ai të largohet.
Pavarësisht moshës së tij të re, ky u konsiderua një çmim i lartë. Mësohet se sulmuesi preferon Arsenalin dhe Barcelonën. Në Arsenal ai ka disa miq të tij, si Nkeitah, Smith-Roëe dhe Medley.
Medley është një tjetër talent që Arsenali e mori nga Chelsea një vit më parë, ashtu sikurse Nkeitah. /GazetaExpress/


