Bisedimet për këtë kontratë kanë zgjatur gjashtë muaj, kurse një marrëveshje verbale është arritur mes drejtoreshës së Chelsea, Marina Granovskaia dhe përfaqësuesve të Hudson-Odoi në 48 orët e fundit, transmeton GazetaExpress.
Sulmuesi anglez ka më pak së një vit në kontratën e tij dhe mund të bisedojë me klube të tjera që në janar. Sipas kontratës së re, me bonuse Hudson-Odoi mund t’i fitojë deri në 200 000 funte në javë.
Kanë mbetur vetëm edhe disa aspekte të kontratës të përmbushen, përfshirë edhe numrin e fanellës që ai do ta vesh dhe atë se a do të jetë kontrata katër apo pesë vite.
I zhvilluar nga akademia e Chelsea, Odoi është zgjedhur si “Lojtari më i mirë i ri i Chelseat”, sezonin e kaluar. /GazetaExpress/


