Huazimi i gjashtë për sulmuesin e Chelseat

PUBLIKUAR

Patrick Bamford ndoshta nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Chelsean, por ka siguruar huazimin e gjashtë në një klub tjetër.

Sulmuesi në pronësi të Bluve gjatë këtij sezoni do të luajë te Burnley.

Te klubi i ri, ai do të ketë hapësira më shumë për të luajtur, ndërsa në Ligën Premier deri më tani ka luajtur me Crystal Palace dhe Norwich.22-vjeçari u transferua në Stamford Bridge nga Nottingham Forest, ndërsa dy herë ka qenë i huazuar te MK Dons (në vitin 2012 dhe në vitin 2014), klub me të cilin realizoi 21 gola.

Ai iu bashkua Derbyt në janar të vitit 2014, ku shënoi tetë gola. Bamford ka luajtur edhe për Middlesbrough. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...