Hoxhaj: Zgjedhja e Thaçit president, fuqizim i shtetit

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se Hashim Thaçi në muajin shkurt do të bëhet president i vendit.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës i ka 89 deputetë dhe i ka votat e mjaftueshme për ta bërë kuorumin dhe për ta zgjedhur Thaçin president.

Hoxhaj ka thënë për ‘Epokën e re’ se Thaçi do ta fuqizojë pozitën e presidentit, duke fuqizuar kështu edhe shtetin.

Në këtë intervistë, Hoxhaj ka thënë se nuk ka pasur bisedime brenda PDK-së, por as me LDK-në për pasardhësin e Thaçit në MPJ.

Ai ka treguar se deri më tani në strukturat e partisë nuk është biseduar as për trashëgimtarin e Thaçit n[ PDK.

Sipas Hoxhajt, aktualisht është me rëndësi të tejkalohet situata në të cilën ndodhet Kosova dhe Thaçi të bëhet president. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...