Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka komentuar mandatimin e Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini.


