Hoxhaj: Shkarkimi i Selimit ishte ligjor

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berlini për Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pas njohjes së sotme të pavarësisë së Kosovës nga Surinami, pret që edhe disa shtete tjera ta bëjnë këtë gjë.

Ai ka folur edhe për takimin që ka zhvilluar me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, gjatë së cilit ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunimin më të ngushtë me Kosovës dhe Gjermanisë, agjendën evropiane të Kosovës dhe zhvillimet tjera me rëndësi në Evropë

“Steinmeier është mik i vjetër i Kosovës dhe mik imi personal, një faktor përshpejtues në njohjen e Kosovës. Kemi biseduar se si të kemi bashkëpunim më të ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për sjelljen e investitorëve të huaj në vend. Përtej temave bilaterale, kemi biseduar për anëtarësimin e Kosovës në organizata botërore dhe të përfshihemi në agjendat evropiane, meqë në vjeshtë presim vendim pozitiv për liberalizimin e vizave. Natyrisht që kemi biseduar për zhvillimet në Turqi, për votën e britanikëve për ta ridefinuar BE-në dhe të ngjashme”, u shpreh kryediplomati i Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se shkarkimi i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ishte krejtësisht ligjor dhe se për bindjen e tij ka pasur koordinim për këtë gjë.

“Edhe unë e edhe Petrit Selimi jemi anëtarë të Qeverisë të cilën e drejton Isa Mustafa, që mendoj se paraprakisht ka biseduar edhe me të edhe me Partinë Demokratike të Kosovës. Është respektim i ligjit dhe nuk ka ndonjë keqkuptim. Vendimi i kryeministrit është në përputhje me ligjin në fuqi”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...