Hoxhaj: Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake, instrument i politikës së jashtme serbe

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas propozimit në rezolutën e BE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

Hoxhaj, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se për këtë çështje, që sot po e konfirmon Bashkimi Evropian, ka biseduar edhe me ndërkombëtarët sa ishte pjesë e Qeverisë.

“Atë çfarë e kam thënë për shumë vite sa kam qenë në Qeveri në takim me ndërkombëtarët, sot po e konfirmon Bashkimi Evropian. Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake ka qenë instrument i politikës së jashtme serbe për disa dekada! Kjo ka ndodhur në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën, kundër Perëndimit globalisht dhe kundër Kosovës në Ballkan! Ky është boshti gjeopolitik i Serbisë, boshti i së keqes!”, ka shkruar Hoxhaj.

Një vit pas grushtit të shtetit në Mianmar, Parlamenti Evropian përgatiti një Rezolutë për atë vend që dënonte ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë. Rezoluta e PE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

Për më tepër në këtë rezolutë thuhet se Kina, Rusia dhe Serbia, që furnizuan me armë Mianmarin janë drejtpërdrejt përgjegjës për mizoritë e kryera me ato armë kundër civilëve.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...