Hoxhaj optimist: Po rritet gatishmëria brenda BE-së për liberalizmin e vizave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Poloni, ka takuar ndaras homologët e tij të Polonisë dhe Sllovakisë.

Në takimin me ministrin e Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, Hoxhaj ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, por edhe për përkrahje multilaterale. Ai e ka falënderuar ministrin polak për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hoxhaj, me homologun e tij polak ka biseduar edhe për përkrahjen e Polonisë në proceset dhe rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa fokus i veçantë gjatë bisedës i është kushtuar liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryediplomati Hoxhaj është takuar edhe me ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Meqë Sllovakia aktualisht ka presidencësn e BE-së, Hoxhaj ka kërkuar nga Miroslav Lajçak që në fundvit të ketë një vendim pozitiv për Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

“Kam pasur takime shumë pozitive me homologët e mi nga Polonia dhe Sllovakia. Kemi biseduar për bashkëpunim në shumë fusha, mirëpo rëndësinë më të madhe ia kam kushtuar çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia ka edhe presidencën e BE-së, kam kërkuar nga ministri Lajçak që të ketë një vendim pozitiv në këtë drejtim. Besoj që edhe brenda BE-së është rritur gatishmëria për një vendim pozitiv për vizat për Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj pas takimeve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, sot është miratuar edhe deklarata e përbashkët e shteteve të Vishegradit, në të cilën flitet edhe për Kosovën dhe të arriturat e saj.

Në deklaratën zyrtare të përbashkët të shteteve të Vishegradit i shprehet mirëseardhje Kosovës në radhën e shteteve që kanë të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kosova përgëzohet për marrjen e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Europian për Liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe po ashtu për marrëveshjen e nënshkruar javën që shkoi mes ministrit Hoxhaj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini e cila i lejon Kosovës qasje në programet e BE-së. Po ashtu, Kosova përshëndetet për lansimin e Agjendës së Reformës Europiane, e cila do të çojë në përmirësimin e shumë sferave përfshirë sundimin e ligjit dhe gjendjen ekonomike për shoqërinë kosovare

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...