Hoxhaj njofton diplomatët evropianë: Serbia po nxit konflikte, Kosova do t’i përgjigjet çdo provokimi

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar me takimet informuese me vendet mbështetëse, ku ka takuar mbi 16 diplomatë të Bashkimit Evropian dhe të rajonit, të akredituar në Kosovë, për t’i informuar në lidhje me provokimet e reja të Serbisë në raport me Kosovën.

Hoxhaj tha se me veprimet e fundit në raport me Kosovën, Serbia ka treguar se dëshiron të nisë konflikte të reja, njofton një komunikatë nga MPJ.

Ai theksoi se Kosova do t’i përgjigjet çfarëdo provokimi duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetëror të saj.

“Veprimet e Serbisë në raport me Kosovën, kanë treguar se Serbia dëshiron të nisë konflikte të reja. Mirëpo, kurdo që të kemi provokime të reja, Kosova është e gatshme të përgjigjet në mënyrë shtetërore duke e mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, citohet të ketë thënë Hoxhaj gjatë takimit.

Çështja e trenit ilegal, arrestimi i Haradinajt dhe deklaratat nacionaliste të liderëve serbë, sipas Hoxhajt, janë pjesë e një game në rritje të provokimeve, të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërkohë, Hoxhaj theksoi se institucionet e Kosovës janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit.

Hoxhaj ka takuar edhe shefin e UNMIK’ut dhe shefin e OSBE-së në Kosovë, në një takim të ndarë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...