Hoxhaj: Nëse BE-ja nuk e shkëput Serbinë nga Rusia, do të dëmtohet kredibiliteti i Brukselit në Ballkan

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se nëse BE-ja nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia do të dëmtohet kredibiliteti i Brukselit.

Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht ka qenë zgjatje e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

“Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët”, ka shkruar Hoxhaj./Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...