Hoxhaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kërkon mbështetje për zhvillim ekonomik dhe investime

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar vizitë zyrtare në Zvicër dhe në Lihtenshtajn.

Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj është takuar me homologët e tij, ministrat e jashtëm të të dyja shteteve, ku temë kryesore e takimeve ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investimeve nga këto dy shtete në Kosovë.

Në Zvicër, Hoxhaj ka biseduar edhe për çështjen e pensioneve.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Hoxhaj ka takuar udhëheqësin e Departamentit Federal për Punë të Jashtme, Didier Burkhalter.

Ai ka folur për klimën e mirë për investime në Kosovë, me ç’rast ka kërkuar sjelljen e investimeve nga Zvicra në vendin tonë.

“Në takimet që kisha më Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, dhe me ministren e Lihtenshtajnit, biseduam për mbështetjen e këtyre vendeve sa i takon zhvillimit ekonomik dhe sjelljes së investorëve të rinj në Kosovë, si dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Besoj që në të dyja çështjet do të kemi mbështetjen e tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, në këtë takim, Hoxhaj ka adresuar edhe çështjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar në Zvicër. Ai ka thënë se shumë shpejt pret vendime pozitive në këtë drejtim.

“Në takimin me homologun tim zviceran kemi adresuar edhe çështjen e pensioneve të qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe shumë shpejtë presim vendime pozitive në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoxhaj.

Gjatë vizitës në Lihtenshtajn Hoxhaj ka takuar homologen e tij Aurelia Frick. Edhe në këtë takim temë kryesore ka qenë zhvillimi ekonomik dhe sjellja e investorëve të rinj nga Lihtenshtajni në Kosovë.

Përveç takimeve me homologët e tij, Hoxhaj ka mbajtur takime edhe me Komisionet për Politikë të Jashtme të të dyja vendeve. Ndërkaq sonte, Hoxhaj do të mbajë ligjeratë në Universitetin e Bernit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...