Hoxhaj në Azi: Kosova dhe Singapori shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan, ka thënë se pret që Kosova dhe vendi i tij të kenë bashkëpunim më të madh një muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Balakrishnan e priti në Singapor ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj,  gjatë vizitës së tij zyrtare në Singapor, transmeton Express.

Në një status të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Balakrishnan ka thënë se gjatë takimit me Hoxhjan kanë biseduar edhe rreth zhvillimeve ndërkombëtare.

“Jam i kënaqur që mirëprita në Singapor ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. Kjo është vizita e parë zyrtare nga Kosova qëkur dy vendet tona vendosen marrëdhënie diplomatike muajin e kaluar. Mbajtën diskutime të gjera rreth zhvillimeve ndërkombëtare, si dhe eksploruam fusha të mundshme të bashkëpunimit,” ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kosova dhe Singapori mund të mësojnë prej njëra-tjetrës.

“Ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri, dhe presim të kemi bashkëpunim më të madh mes dy vendeve tona” ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...