Hoxhaj: Kosova s’ka politikë të jashtme

PUBLIKUAR

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë ka thënë se Kosova, tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo mund t’i kushtojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Kosova tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo blerje e kohës mund t’i kushtojë shumë Kosovës qoftë në planin e brendshëm e qoftë në planin e jashtëm.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, tutje është shprehur se politika e jashtme nuk është prioritet dhe tha se Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme.

“Politika e jashtme nuk është prioritet dhe në fakt Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme. Meqë qëllimisht Kurti ka hequr dorë që Kosova vërtetë të ketë një politikë të jashtme aktive, që të ketë qëllime të matshme dhe arritje konkrete. Politika e jashtme është e rëndësishme për Kosovën për një arsye të thjeshtë. Ne para 14 vitesh e kemi shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, kishim dhe kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por siç e dini, lindja e Kosovës së pavarur kishte edhe kundërshtarë, nuk kishte një konsensus ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit dhe fakti që gjatë këtyre 14 viteve ne kemi bërë përpjekje që t’i përmbushim qëllimet tona në kohë, por pas 14 vitesh edhe më tutje jemi jashtë OKB-së, jashtë sistemit ndërkombëtar dhe kemi bërë përpjekje që t’i mbërrijmë këto qëllime në një rend ndërkombëtar, i cili po pëson siç po shihet muajt e fundit, javët e fundit, një ndryshim tektonik, kjo tregon që Qeveria e Kosovës nuk është e vetëdijshme se sa është e rëndësishme për një shtet të ri, për një shtet të papërfunduar në mënyrë të plotë, është e rëndësishme politika e jashtme. Unë mendoj kjo mund t’u kushtojë Kosovës, nëse jo direkt në vitin 2022, pasojat do të jenë afatgjate”, ka thënë Hoxhaj në A2 CNN.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...