Hoxhaj: Koordinim me partnerët ndërkombëtar në luftën kundër terrorizimit

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Stamboll si dhe një ekip i MPJ pas sulmit në Stamboll  gjatë tërë natës kanë qëndruar në vendngjarje, për të shikuar nga afër gjendjen.

Ministri Hoxhaj e dënoi ashpër sulmin në Stamboll, ndërkaq tha se do të ndërmarrin të gjitha masat që të koordinohen me partnerët ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit.

“Ne i kemi dënuar si Qeveri e Kosovës një akt të tillë. Natyrisht që do të ndërmarrim të gjitha masat që të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtar dhe partnerët tanë turq në luftën kundër terrorizmit”, tha ai për Telegrafin.

Gjithashtu Hoxhaj tha se ajo se çfarë ka ndodhur në Stamboll është një ngjarje e cila duhet të shihet si e izoluar dhe nuk ka të bëjë me sigurinë e Kosovës.

Ndryshe, nga tre sulmet në Aeroportin Ataturk mbetën të vrarë, zyrtarisht deri më tani 36 persona, ndërsa 147 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...