Hoxhaj: Jemi në rendin e xhunglës, përpjekje e Putin për të vizatuar kufijtë e rinj të Evropës

PUBLIKUAR

Agresioni rus në Ukrainë ka filluar mëngjesin e sotëm dhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Rusia po bën përpjekje për të vizatuar kufijtë e rinj të Evropës.

Enver Hoxhaj, ish ministri i Jashtëm i Kosovës në një intervistë, ku u diskutua agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, ka thënë se nuk jemi më në rend ndërkombëtar evropian, por në një rend të xhunglës.

“Dimensioni gjeopolitik është që, cfarë kemi parë në tre muaj të fundit, është një politikë që Putin e ka ndjekur si politikë të objektivave të pakufizuara të 15 viteve. Më kujtohet kur kemi shpallur pavarësinë e Kosovës, ka patur një agresion rus në Gjeorgji. Kjo që po ndodh në Ukrainë ka një kontinuitet. Aneksimi i Krimesë ka qenë një pushtim klasik. Kjo që ka ndodhur sot, është dita kur është fundi i iluzionit se paqja në Evropë do të jetë e përhershme dhe se lufta i takon historisë. Është përpjekje e Putin për të vizatuar kufijtë e rinj të Evropës.”, u shpreh Hoxhaj në televizionin shqiptae MCN.

Ky, tha Hoxhaj, është vetëm dimensioni i jashtëm i një ambicie perandorake, imperialiste për të pushtuar një territor.

“Ajo cfarë ka ndodhur sot, duket se e ka patur në kokë për një kohë të gjatë. Në Ukrainë ka patur një ndryshim të qeverisë, që ka qenë deri atëherë pro ruse, me një qeveri pro europiane. Ambicia e Putinit e jashtme për të pushtuar territorin e Ukrainës, sëbashku me jostabilitetin e brendshëm dhe me një naivitet të Evropës, ka sjellë një situatë ku ne për herë të parë pas tetë dekadash, realisht i jemi rikthyer një rendi që është ligji i xhunglës, jo rendi ndërkombëtar evropian që kemi patur deri tani”, tha ndër të tjera ish- ministri.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...