Hoxhaj i reagon Vucicit: Po tregoni karakterin anti-paqësor që ka Serbia

PUBLIKUAR

Deklaratave në distancë të disa ditëve të fundit nga Prishtina dhe Beogradi, veçmas Kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vucic i është bashkuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai i ka reaguar Kryeministrit Vucic për deklaratat e fundit në raport me Kosovën duke i quajtur destabilizuese dhe anti-paqësore për rrugën që do të duhej ta ndiqte rajoni.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Srpska me Kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...