Hoxhaj i reagon kryeministres serbe: Pa njohje të ndërsjellët s’ka stabilitet të qëndrueshëm në rajon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila citoi presidentin e Parlamentin Evropian të ketë thënë në një takim të mbyllur se Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Në reagimin përmes Twitter, Hoxhaj tha se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj deklaroi se një marrëveshje e detyrueshme ligjore duhet të nënshkruhet mes dy shteteve, dhe shtoi se deklarata si ato të kryeministres Brnabic janë tentative për ta manipuluar realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme.

“S’mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor pa pasur njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e detyrueshme ligjore duhet nënshkruar. Deklarata si këto tenojnë ta manipulojnë realitetin duke prodhuar lajme të rrejshme”, ka shkruar Hoxhaj.

Në anën tjetër, deklaratat e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, ku e citon presidentin e Parlamentit Evropian me deklaratë nga takimi i mbyllur përbëjnë shkelje të rëndë të praktikave diplomatike.

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...