Hoxhaj, Daçiqit: Pa njohjen e Kosovës, s’ka BE për Serbinë

PUBLIKUAR

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i është kundërpërgjigj Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Daçiq në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston por ai vete ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit.

“Daçiq në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do të ja bllokoj vetes integrimin në BE. Mjaft me gjuhë lajmesh, kemi nevojë për gjuhë të vërtetës”, ka shkruar Hoxhaj. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...