Hoxha takohet me Lumezin, u dakorduan se ndryshimi i Kodit penal dhe Procedurës penale është i nevojshëm

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Në takim, ministrja Hoxha përgëzoi Kryeprokurorin Lumezi për angazhimin e vazhdueshëm për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj që Prokuroria do të ketë mbështetjen e fuqishme në funksionimin sa më të mirë të saj, thuhet në njoftimin për media.

Lumezi, e njoftoi ministren Hoxha me të arriturat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Prokuroria e Kosovës, ndërsa theksoi se është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës penale të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe gjykimin e paanshëm.

“Ministrja deklaroi se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë.
Ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës në rritjen e efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe luftimin pa kompromis të dukurive negative në drejtësi”, thuhet më tej në njoftim.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan nevojën e krijimit të grupeve punuese për ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e Procedurës penale, trajtimin e disa fushave specifike me prioritet, me ç’rast ministrja Hoxha u zotua për ofrimin e ndihmës së plotë gjatë këtyre proceseve

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...