Hoxha: Procesi zgjedhor po monitorohet nga Policia, nuk ka asnjë incident deri tani

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor është duke vazhduar pa asnjë incident deri më tani.

Hoxha, në Dukagjini, u shpreh se plani operativ policor ka nisur që nga ora 03:00 e mëngjesit dhe i gjithë procesi po monitorohet nga Policia e Kosovës.

“Dita ka nisur shumë mirë, Policia e Kosovës është përgatit për ditën e votimit për balotazh për kryetarë komunasah dhe operacioni policor ka nisur që nga ora 03:00 dhe dhomat komanduese janë hapur në të gjitha regjionet e Kosovës.  Nga informacionet që kemi pranuar nga qendrat tona operative nuk është raportuar asnjë problem, ka pasur disa probleme teknike me energjinë elektiker në Viti ndërsa probleme tjera nuk janë raportuar në asnjë komunë – urojmë që kështu të vazhdojë i gjithë procesi”, tregoi Hoxha.

Hoxha, mes tjerash, u shpreh se mobilizimi policor është i njëjtë sikur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 12 tetor.

“Masat janë të njëjta sikur edhe në raundin e parë, materiali zgjedhor është dorëzuar me përcjellje të policisë e njësoj edhe në mbarim të votimit – secila qendër e votimit ka policë dhe janë marrë të gjitha masat që në mënyrë të rregullt të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Hoxha.

 

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...