Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur për masat e sigurisë të ndërmarra nga Policia e Kosovës në ditën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxha e ka cilësuar këtë si një ditë të veçantë për Kosovën, duke theksuar rëndësinë që, sipas tij, UÇK-ja ka pasur në historinë e vendit.

Siç e dini, sot merret vendim ndaj krerëve të UÇK-së. UÇK-ja ka qenë xhevahiri më i çmuar i historisë së Kosovës, ndoshta edhe i gjithë popullit shqiptar. Është një ditë e veçantë për shtetin tonë, andaj Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës gjatë kësaj dite.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku po e ndjekin drejtpërdrejt...

Beteja e fundit e UÇK’së/ Nis paraqitja e roleve dhe akuzave që rëndojnë mbi Çlirimtarët

Para pak minutash në Hagë ka nisur seanca vendimtare për katër ish-krerët e UÇK-së. Pas...

Veseli i qeshur në nisje të seancës kur do të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, është parë në disponim të mirë,...