Hoxha: Ndalimi i Haradinajt është kryekëput me prapavijë politike

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot një seancë të jashtëzakonshme mbi ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, në Francë mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ministra e drejtësisë në Kosovë në Kosovë, Dhurata Hoxha ka thënë se arrestimi i Haradinajt ka prapavijë politike.

“Ministria e drejtësisë ka ofruar prova në mbështetje të Ramush Haradinajt dhe se arrestimi i tij është pa bazë juridike por dhe totalisht arrestim politik”, ka thënë ajo.

Hoxha ka bërë të ditur se deri më tani i ka dërguar du letra si notë protestë ne Ministrinë e  Drejtësisë në Francë për lirimin e  Haradinajt.

“Pas marrjes së informacionit nga policia e Kosovës rreth arrestimit të Haradinajnt, Ministria e Drejtësisë ka kontaktuar të gjitha institucionet për ta parë gjendjen faktike rreth arrestimit të Haradinajt. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Drejtësisë në Francë. Kam filluar konsultimet me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përkaditjen e shkresës së dytë dërguar Ministrisë së Francës e cila u dërgua më 6 janar në Francë. Ne kërkuam lirimin e tij të pakushtëzuar. MD mbetet në gatishmëri për veprime juridike lidhur me këtë rast. Ndfalimi i tij ka prapavijë kry e kput politike”, ka thënë ajo./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...