Aktivisti i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, ka komentuar vizitën e Sekretarit të shtetit Amerikan, John Kerry në Kosovë.
Hoxha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se as John Kerry nuk e kritikon “Zajednicën”, kur atë e kanë pranuar Isa Mustafa e Hashim Thaçi
Lexojeni të plotë postimin e Hoxhës:
“Kur IsaHasha e shohin si te mire marreveshjen me Serbine e me Malin e Zi, mos t’pret kush qe John Kerry e kritikon. Nese e bejme ne kabull Zajednicen, na e bojne perhajr edhe amerikanet! Amerikanet e kane pershendete edhe Republika Srpsken, pasi ate e ka pranuar Alija Izetbegovic!” (sic), ka shkruar Hoxha.


