Hoti nga Lipjani: Punuam shumë për t’u krijuar kushtet që nxënësit të mos mbesin prapa e të fillojë mësimi

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot komunën e Lipjanit.

Bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj morën pjesë në përurimin e shkollës së re ‘Haradin Bajrami ‘në Magure

Me këtë rast, Hoti tha se janë në Magure për të përuruar këtë shkollë, e cila është kompletuar sot.

“Shfrytëzoj rastin në ditën e parë të mësimit, të fillimti të vitit të ri shkollor që t’u kërkojë të gjithë nxënësve, arsimtarëve e prindërve kujës maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve që të krijohen kushtet e nevojshme në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por gjithashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë. Por bashkë mund t’ia dalim, prandaj shfrytëzoj këtë moment që të kërkoj kujdes maksimal gjatë mbajtjes së mësimit”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu përgëzoi edhe ish-ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, deputetët që kanë qëndruar prapa Magures dhe Lipjanit, por mbi të gjitha kryetarin Ahmeti që udhëheq komunën duke iu dalë zot premtimeve./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...