Hoti në takim me Odën e Mjekëve, përmend shtim të numrit të testimeve për koronavirus

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti është takuar sot me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës. Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e dërguar nga Qeveria. thuhet se Hoti nga përfaqësuesit shëndetësorë është njoftuar rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet të parë luftimin e saj dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura.

Lexo Edhe:

Hoti në takim me Odën e Mjekëve, përmend shtim të numrit të testimeve për koronavirus

Hoti ka theksuar se Qeveria do të vërë në zbatim një strategji afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë, me qëllim që të ketë nën kontroll situatën me pandeminë.

Kjo qasje, sipas Kryeministrit është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armët e vetme në luftën kundër virusit

“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri bëhet e ditur se ka deklaruar se kjo infrastrukturë do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh të testeve, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike; krijimi i një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale; forcimin e kapaciteteve regjionale të mbikëqyrjes epidemiologjike përmes qendrave të monitorimit periferik me shpërndarje në gjithë territorin, duke përfshirë zhvillimin e sistemeve “ të inteligjencës epidemike” që zbulojnë herët çdo shenjë të shpërthimit të epidemive; forcimin e rrjetëzimit midis strukturave  operative dhe profesionistëve; sigurimi i mandatit ligjor dhe ndërtimi i një strategjie të komunikimit publik së bashku me mediat për të shmangur dëmet nga alarmimi i ekzagjeruar apo nga nënvlerësimi i rrezikut.

“Kryeministri Hoti vlerësoi se vetëm një qasje e tillë e menaxhimit të pandemisë ku fillimisht vendoset kontrolli e pastaj vendosen masat për identifikim të hershëm të rikthimit të virusit, mundëson kthimin në normalitet.

Ndërsa, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës e falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e domosdoshme për përballimin me sukses të pandemisë COVID-19. Po ashtu, ata shprehën gatishmërinë e tyre që me tërë kapacitetin profesional dhe njerëzor të punojnë për luftimin e kësaj pandemie, duke bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit, në veçanti duke i mbajtur maskat dhe duke e respektuar largësinë fizike”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...