Hoti dhe Simiq flasin për komunat veriore

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq më të cilin biseduan rreth bashkëpunimit mes MKRS-së dhe komunave në përgjithësi, me theks të veçantë ato në pjesën veriore.

Hoti dhe Simiq biseduan për fushën e legjislacionit, funksionalizimit të bashkëpunimit në kuadër të Republikës për të gjitha komunat e vendit, në fushën e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit.

“Me theks të veçantë, u bisedua rreth shtrirjes së aktiviteteve në komunat e Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveqanit, nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete”, thuhet në njoftim.

Zëvendësministri Hoti theksoi se bashkërendimi i veprimeve dhe ndërtimi i një bashkëpunimi të mirëfilltë është i rëndësisë së lartë drejt përmbushjes se nevojave të komunitetit serb në Kosovë, në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Të dy u dakorduan që në të ardhmen të bëhen vizita në komunat e pjesës veriore të vendit dhe të zhvillohen takime me përfaqësues të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë, në mënyrë që të shihen nevojat konkrete në fushat të cilat i mbulon MKRS.

Temë diskutimi mes zëvendësministrit Hoti dhe kryetarit Siniq ishte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit të vendit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...