Holanda fiton në fund ndaj Norvegjisë, siguron biletën për Katar 2022

PUBLIKUAR

Holanda ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Norvegjisë, duke marr vendin e parë në grup dhe duke siguruar kualifikimin për Katar 2022.

Tulipanët kishin raste pa fund në pjesën e parë, por asnjërën nuk arritën ta konkretizonin.

Arnaut Danjuma dhe Memphis Depay kishin nga dy raste secili, por pa sukses.

Në pjesën e dytë Holanda mendonte edhe ta mbronte rezultatin, duke mos rrezikuar para shumë.

Goli erdhi në minutën e 84-të, kur Danjuma asistoi te Steven Bergëijn që shënoi për 1-0.

 

Në kohën shtesë Holanda shënoi edhe një herë me Depay për 2-0 për të hipotekuar fitoren.

 

Holanda zuri vendin e parë në grup, ndërsa vendin e dytë doli Turqia që do të luajë në play-off. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...