Holanda e deklason Gjibraltarin, shkëlqen Depay

PUBLIKUAR

Holanda ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6:0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Virgil van Dijk e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e nëntë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Depay e dyfishoi epërsinë në minutën e 21-të, kurse krejt në fund të pjesës së parë sulmuesi i Barcelonës shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj radhe nga pika e bardhë.

Dumfries realizoi për 4:0 në minutën e 48-të, kurse Danjuma 75′ dhe Malen 86 vulosën rezultatin e kësaj sfide.

Me këtë fitore, Holanda shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e parë, kurse Gjibraltari mbetet i fundit pa pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...