Hoffman: Reforma në drejtësi, duhet gjetur gjuha e dialogut politik

PUBLIKUAR

Gjuha e dialogut politik për reformën në drejtësi duhet gjetur sa më shpejt, pasi është e rëndësishme për integrimin. Ambasadori gjerman Helmut Hoffman tha në takimin e organizuar me pesë deputetët e Bundestagut gjerman se theksi vendoset gjithmonë tek kjo reformë.

“Kjo vizitë ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën integruese të saj. Pas gjithë takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit politik në Shqipëri është bërë një pasqyrë e 5 prioriteteve ku edhe njëherë është vënë theksi tek Reforma në Drejtësi. Prandaj edhe njëherë palët politike shqiptare duhet të gjejnë gjuhën e dialogut sa më shpejt për këtë reformë”, tha Hoffman.

Ambasadori gjerman foli në një tryezë të organizuar nga ambasada gjermane, me temë “Dialogu politik pëertej kufijve partiak – qëllimet e përbashkëta kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta”.

Shqipërinë po e vizitojnë pesë anëtarë të Bundestagut gjerman, të majtë e të djathtë: Peter Weiss, anëtar i Bundestagut gjerman,Kryetar i grupit parlamentar Gjerman për Evropën Juglindore (CDU/CSU), Josip Juratovic, anëtar, zv. Kryetar (SPD), Andreas Lammel,anëtar, Peter Beyer,anetar dhe Dirk Vopel, anëtar i Bundestagut gjerman të grupit parlamentar gjerman për Evropen Juglindore (SPD). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...