Hoeness tallet me Jose Mourinhon, e promovon vetveten

PUBLIKUAR

Presidenti i klubit gjerman Bayern Munich, Uli Hoeness e ka kritikuar ashpër menaxherin e tanishëm të Djajve të kuq duke thënë se ai ka dështuar për ta përmirësuar skuadrën nga Old Trafford

Presidenti i Bayern Munih, Uli Hoeness ka pasur kritika të ashpra kundër Jose Mourinhos pasi që ai e konsideron vetën si një “superstar” dhe nuk koncentrohet në zhvillimin e skuadrës së tij.

Mourinho gjatë gjithë kohës sa është në Manchester është parë shpesh duke kritikuar disa talenta të kësaj skuadre si; Anthony Martial, Luke Shaë dhe Paul Pogba”.

“A dëshironi që unë të flas për çmimin e tyre, apo rrogat e tyre, apo fytyrat e tyre të bukura? E vetmja mënyrë që ata ta tregojnë veten është paraqitja e tyre”, kishte thënë në një konferencë për shtyp Mourinho.

Por, shefi i Bayernit, Hoeness, është tallur me Mourinhon dhe aftësitë e tij menaxheriale duke thënë se ai më shumë ka dëshirë ta vë veten në qendër të vëmendjes se sa skuadrën.

“Duhet të jeni të sigurt se ju nuk jeni super yll si trajner, por jeni dikush që punon për një grup lojtarësh”, tha Hoenes për revistën gjermane të basketbollit, “Playoff”.

“Po e marrë një shembull në futboll: Jose Mourinho në Manchester United është superstar. Por, ai nuk është në atë klub për këtë gjë. Gjithçka është e fokusuar rreth tij dhe ai dëshiron ta bëj këtë”, ka thënë në fund gjermani. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...