Historia thotë se Anglia do ta fitojë Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Anglia do ta fitojë Kupën e Botës, këtë e thotë historia…

“BBC Footbal” ka publikuar një gjë shumë interesante që kishte ndodhur shumë vite më parë, 1966, shkruan Gazeta Express.

Anglia tashmë ka siguruar biletën për fazën tjetër në Kupën e Botës dhe do të përballet sonte me Belgjikën për pozitën e parë, që në fazën tjetër do të luajë me skuadra si Japonia, Senegali ose Kolumbia.

Anglia shpreson të përsëritet ajo që kishte ndodhur më 1966…

1966:
Real Madrid fitoi Kupën e Evropës

Burnley u kualifikua në Evropë

Man City fitoi Ligën

Chelsea përfundoi i 5-ti

Anglia fitoi Kupën e Botës

2018:
Real Madrid fitoi në Evropë (Champions Leaguen)

Burnley u kualifikua në Evropë

Man City triumfoi në Ligë

Chelsea përfundoi i 5-ti

Anglia tashmë e ka kaluar fazën e grupeve, por a mund të përsëritet historia dhe të triumfojë? Kjo mbetet të shihet. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...