“Historia jonë nuk rishkruhet”- bashkëshortja e Selimit reagon pas kërkesës për 45 vjet burg për secilin nga krerët e UÇK-së

PUBLIKUAR

Pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara që katër ish-udhëheqës të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të dënohen me 45 vjet burg secili, ka reaguar deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan: “E shenjtë UÇK! E shenjtë është liria për të cilën luftuam e u derdh gjak. Historia jonë nuk rishkruhet. Drejtësi për çlirimtarët!”

Deklarata e saj vjen ndërsa sot ka nisur faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ku ZPS-ja kërkoi shpalljen e tyre fajtorë për krime lufte dhe kundër njerëzimit, përfshirë rreth 100 vdekje dhe abuzime të shumta në kampe të kontrolluara nga UÇK-ja gjatë dhe pas luftës.

Seancat për deklaratat përmbyllëse do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, ku pas Prokurorisë fjalën do ta kenë mbrojtësit, ndërsa në fund do të flasin edhe të akuzuarit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Kanosi 5 zyrtarë policor, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën policia ka arrestuar një person pasi kishte kanosur pesë zyrtarë policorë në...

Arrestohen dy persona për mashtrim në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj,...

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...