Historia e jashtëzakonshme e Agim Çekut me ushtarakët kroatë e serbë në kazermën e Zarës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Në një kazermë të ushtrisë së atëhershme jugosllave (APJ), në të njëjtën kohë, deri në vitin 1991, pra deri në fillimin e gjakderdhjes në këto hapësira, kanë kryer shërbimin katër eprorë – serbi Momçilo Perishiq me gradën kolonel, kroati Milivoj Petkoviq – nënkolonel, boshnjaku/myslimani Atif Dudakoviq – major dhe më i riu prej tyre, shqiptari Agim Çeku, i cili atëherë kishte gradën e togerit. Të katër këta u bënë komandantë ose prijës të lartë të ushtrive të veta kombëtare në luftërat e përgjakshme në territoret e ish-Jugosllavisë. Të gjithë u akuzuan, nga anë të ndryshme, për krime lufte, ndërsa njëri edhe aktualisht gjendet në burgun e Hagës, shkruan Gazeta Express.

Siç përkujton “Nedeljnik” i Beogradit në numrin e sotëm, këta të katër në të njëjtën kohë kanë qenë në shërbim “në postën ushtarake 5835” në Zarë, një qytet me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në pikëpamje ushtarake, në bregun kroat të Adriatikut.

Për këtë kazermë, e para së gjithash për fatin e katër “lordëve të luftës”, të cilët deri në vitin 1991 “e ruanin Jugosllavinë”, shkruan gazetari i gazetës serbe, Zlatko Cërnogorac, i cili ka rastisur të kryejë shërbimin ushtarak në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Ai shpalos rrëfimin pothuajse të pabesueshëm luftarak, i cili, do të thoshim, mund të ndodhë vetëm në një “fuçi baroti” si Ballkani dhe me siguri askund tjetër në botë. Cërnogorac ka shërbyer në njërën nga kazermat e Zarës, në të njëjtën ku kanë qenë edhe katër prijësit luftarakë, nga shtatori 1990 deri nga mesi i 1991-shit.

Përndryshe, Zara, ky qytet edhe i arbëreshëve shqiptarë që nga koha e Skënderbeut, gjithmonë ka pasur rëndësi të madhe strategjike, si një pikë qendrore e Adriatikut në bregun kroat. Për ta sunduar atë kanë luftuar ushtritë e Romës, Turqisë, Raguzës, e deri te francezët e Napolonit dhe austriakët e Italianët. Kjo ka zgjatur deri në vitin 1945, kur si qyteti i fundit i madh hyri në përbërjen e Jugosllavisë së atëhershme, ku u bë një zonë e rëndësishme e APJ-së, me 15 kazerma dhe tri qendra të mëdha shkollore ushtarake – të aviacionit, mbrojtjes tokësore dhe asaj kundërajrore.

Ja se si e portretizon AGIM ÇEKUN gazetari i medias serbe:

“Në Zarë ishte shqiptari i vetëm me shërbim profesional në qendrën e tij (ASHC), me siguri si një nga më të mirët në klasën e vet, e cila më 1984 e ka kryer Akademinë Ushtarake. Perishiqi më 1990 ia besoi togën e Akademisë Ushtarake, por Çeku pastaj me gradën e kapitenit, si dhe shumica në vetën e vitit 1991, u vu në shërbim të Ushtrisë kroate. Në Zarë krijoi familjen me gruan me origjinë të përzier serbo-kroate, ndërsa e kujtojmë për dialektin e tij karakteristik gjatë dhënies së komandave dhe të përmbajturit decent gjatë stërvitjeve”.

Gazeta Express përkujton se:

MOMÇILO PERISHIQ më 6 shtator 2011 u dënua nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte me 27 vjet burg për krime kundër njerëzimit ndaj myslimanëve në BeH dhe kroatëve në Kroaci në vitet 1993-1995. Më pas, më 28 shkurt 2013, u lirua nga të gjitha akuzat.

MILIVOJ PETKOVIQ më 29 nëntor të këtij viti u dënua nga Gjykata e Hagës, si një nga pjesëtarët e grupit “Përliq dhe të tjerët”, me 20 vjet burg për krime lufte në ish-Jugosllavi.

ATIF DUDAKOVIQ  është gjeneral i Armatës së Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa në kohën e luftës, në vitet 1992-95, u shqua si komandant i mbrojtjes së qytetit Bihaq. Për krime lufte e ka denoncuar prijësi i Republika Sërpskas Milorad Dodik, ndërsa është akuzuar edhe nga prokuroria kroate, e cila e ngarkon për krime kundër kroatëve në BeH, si dhe për krime kundër civilëve serbë në Kroaci.

AGIM ÇEKU, i cili në vitet 2006-07 ishte edhe kryeministër i Kosovës, bashkë me shumë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant i së cilës ishte, është në listën e Interpolit serb, me akuza për krime gjatë luftës së 1999-ës në Kosovë./Gazeta Express/

Kazerma e Zarës sot

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...