Thomas Gravesen është përshkruar si një granatë dore me siguresën e larguar dhe karriera e tij tani është dokumentuar në një libër biografik.
Gravesen i kishte tronditur bashkëlojtarët, trajnerët dhe kundërshtarët gjatë karrierës së tij që nga klubi i fëmijërisë, Vejle Boldklub, deri te klubet si Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Celtic, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, në moshën 32-vjeçare, ai u pensionua papritmas dhe u zhduk plotësisht. Për herë të parë u shfaq në publik shtatë vjet më vonë, duke jetuar në një komunitet tejet luksoz në Las Vegas.
Për të, qarkullonin fjalë se ishte bërë i pasur duke fituar në lojë pokeri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thuhet se i ka fituar 90 milionë euro nga lojërat e fatit, mirëpo edhe i ka humbur, në një rast tjetër, para në vlerë prej 35 milionë eurosh.
Gravesen ishte transferuar në Real Madrid pasi ishte bërë njëri ndër mesfushorët më të famshëm në Evropë, përmes paraqitjeve të tij të mira për Evertonin dhe Danimarkën.
Ai e vazhdoi karrierën e tij edhe në Madrid me të njëjtin personalisht, i cili mund të ilustrohet më së miri me incidentin që e kishte me sulmuesin më të mirë të botës në atë kohë, Ronaldon.
Danezi e kishte kapur brazilianin në krahë dhe kishte filluar ta sillte atë rreth e përqark fushës. Edhe pse ishte i gjatë dhe muskulor, Ronaldo nuk kishte arritur të arratisej nga kapja e Gravesenit dhe në fund kishte mbetur pa njërin dhëmb në gojën e tij, shkak i këtij incidenti.
Fama e Gravesenit u rrit edhe më shumë kur ai filloi të shoqërohej me aktoren e famshme të filmave për të rritur, Kira Eggers. Edhe pse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, danezi u bë edhe më i famshëm për shkak të kësaj marrëdhënieje.
Gjatë kohës sa ai kishte qenë në Everton, famën që e kishte pasur fillimisht vetëm ai, tani kishte filluar ta merrte Wayne Rooney. David Moyes ka bërë të ditur se përkundër që Gravesen nuk mbante inat ndaj anglezit për këtë gjë, një herë i kishte gjetur ata brenda një dhome në kampin stërvitore, duke e gjuajtur njëri-tjetrin me fishekzjarrë, për shaka.
Përkundër jetës luksoze që e bënte edhe gjatë karrierës së tij, Gravesen kishte bërë të ditur se ai përveç që ishte futbollist, punonte edhe në një autolarje, pasi që kishte nevojë të bënte diçka edhe gjatë kohës sa nuk luante. /Gazeta Express/


