Hija e Hitlerit po ndihmon ISIS-in: Xhihadistët po shfrytëzojnë armët naziste për të luftuar armiqtë (Foto)

PUBLIKUAR

Minat e nxjerra nga shkretëtirat që nga Lufta e Dytë Botërore kanë bërë që luftëtarët e ISIS-it ti përdorin ato duke krijuar armë të reja dhe me to të godasin armiqtë e tyre.

Dhe me më shumë se 17 milionë mina ende të varrosura nën rërë, ISIS – i njohur gjithashtu si Daesh – nuk ka të ngjarë të mos ketë në dispozicion eksplozivë, së shpejti, transmeton Telegrafi.

x1

Ish-ambasadori egjiptian dhe shefi i pastrimit të minave tokësore, Fathy el-Shazly, tha se ushtria tashmë ka hasur në një numër të xhihadistëve duke përdorur bomba.

“Kemi pasur të paktën 10 raporte nga ushtria e terroristëve duke përdorur mina të vjetra”, ka thënë ai, duke shtuar se “edhe tani, këto gjëra na shkaktojnë probleme në mënyra të ndryshme”.

Ai u ka thënë medieve të huaja, përcjell Telegrafi, se fenomeni është shfaqur që në vitin 2004, kur 34 persona u vranë nga shtatë bomba, të prodhuara në Luftën e Dytë Botërore, në vendin e quajtur Taba.

x2

Dhe së fundmi në mars, xhihadistët vranë pesë ushtarë duke përdorur mina naziste në një sulm mbi një autokolonë, afër Bregut të Detit të Kuq në Egjipt.

“Fushat e minuara gjithashtu sigurojnë një strehë të sigurt për ekstremistët”, ka thënë Shazly, për shkak se sipas tij “ushtria nuk do të rrezikonte të futej në to”.

Egjipti është vlerësuar të jetë vendi më i ndotur në botë për kontaminim të tokës, me rreth 20 për qind të totalit botëror brenda kufijve të saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për...